Themeluesi i PDK-së së Klinës kalon në Nismën për Kosovën

Kosova

Themeluesi i PDK-së së Klinës kalon në Nismën për Kosovën

Më: 16 maj 2017 Në ora: 17:02
Themeluesi i PDK-së Nezir Gashi së Klinës kalon në Nismën për Kosovën

Nisma për Kosovën njofton se ish anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues, njëherit themeluesi i degës së PDK-së së, në Klinë, Nezir Gashi, sot i është bashkuar kësaj partie.

“Në takimin që  Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi tha se i bashkohet vizionit të NISMA-s, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur”, thuhet në një njoftim për media.

Nismës për Kosovën ditëve të fundit i janë bashkuar disa figura të jetës publike.

Po ashtu NISMA është në kontakte të vazhdueshme edhe me personalitete e grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat