Specialistët që s’ua vazhduan kontratat, protestojnë para Kuvendit

Kosova

Specialistët që s’ua vazhduan kontratat, protestojnë para Kuvendit

Më: 30 mars 2017 Në ora: 11:40
Punëtorët e shëndetësisë protestojnë para Kuvendit

(E plotësuar) -Disa specialistë të shëndetësisë kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u janë vazhduar kontratat e tyre të cila i kishin lidhur më herët me Ministrinë e Shëndetësisë.

Me këtë rast ata kanë dorëzuar edhe një kërkesë për takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, që këto kërkesa t’ia paraqesin edhe atij.

Kryetari i Këshillit organizativ të kësaj proteste, Sadik Gashi, tha se qëllimi i daljes në këtë protestë është mos vazhdimi i kontratave për të gjithë specialistët.

Ndërsa tha se ata që kanë lidhje janë pranuar në ato vende të punës.

Gashi: Ata që kanë lidhje janë pranuar

“Qëllimi i daljes në këtë protestë është sepse konkursi prej 250 vetave që në fillim na kanë rekrutuar ka përfunduar si proces i sistemimit të punës, prapë na kanë rishpallë konkursin. Do të thotë Ministria e Shëndetësisë në raport me QSKUK-në dhe kështu kur e kanë shpallë konkursin tani prej 250 vende që është ndarë buxheti janë mbetur pa u futur në këtë konkurs edhe 70 vende. Me këtë rezulton se po mbeten kuadri më i mirë i mjekëve dhe ata që kanë lidhje dhe kanë sferë të interesit politik ose farefisnore janë pranuar”, tha Gashi.

Specialisti i Kardiologjisë, Ardian Shala, i cili ka pasur një kontratë 3 mujore Kliniken e Kardiologjisë ,tha se janë të pakënaqur me konkursin e hapur, ku sipas tij konkursi është hapur vetëm për 181 vende e jo më shumë.

Shala: Jemi të pakënaqur me konkursin e fundit

“Arsyeja e kësaj proteste është që ne jemi të pakënaqur me konkursin e fundit, ku siç dihet do të thotë në konkurs janë shpallur vetëm 181 vende ndërsa specialistë të papunë jemi diku 250. Ne në fakt jemi të pakënaqur sepse nuk jemi të përfshirë po ashtu edhe nga drejtorët përkatës, të cilët i kanë dërguar emrat prej secilit prej neve sa i duhen klinikave gjegjëse. Përkatësisht po flas në Kliniken tonë në Kardiologji jemi diku 18 kardiologë që dihet që jemi të papunë ndërsa Klinika ka kërkuar veç dy që është një absurd, kur dihet që kërkesat në kardiologji janë enorme për kardiolog”, tha ai.

Specialistët që protestuan sot  i dorëzuan edhe një kërkesë kryetarit të Kuvendit ku sipas Ilir Bajraktarit, specialist  kërkesa e tyre për Veselin është është që të bëjë presion tek Ministria e Shëndetësisë që numri i specialistëve të punësuar të jetë më i madh.

 Bajraktari: Kërkesa jonë është që të punësohet një numër më i madh

“Shpresojmë që do të na pranojë edhe pse nuk e dimë agjendën e tij,  ndoshta është shumë i zënë, sidoqoftë një pesë minutash ,10 minutash të paktën në kohë të pauzës besoj se mund ta ndajë për ne. Kërkesa jonë është që ai të bëjë presion tek Ministria e Shëndetësisë që numri i specialistëve që po kërkohen për sistemim, për punësim të jetë më i madh. Kjo është kërkesa e vetme që të mos mbetet asnjë specialistë pa punë sepse është injoruese kjo është nënçmuese që pas shumë e shumë viteve shkollim një specialistë të kërkojë punë rrugëve”, tha Bajraktari.

Ai bëri të  bëri të ditur se përveç te Kuvendi dhe Qeveria do të protestojnë edhe tek Ministria e  Shëndetësisë

Punëtorët e shëndetësisë protestojnë para Kuvendit

Disa punëtorë të sektorit të shëndetësisë janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ku po mbahet seanca e rregullt.

Ndonëse nuk ka ndonjë organizim për protesta të këtyre punëtorëve, ata janë mbledhur dhe po qëndrojnë aty.

 Ndryshe dje punëtorët e shëndetësorë kanë protestuar për një orë me kërkesa për rritje të pagave dhe kushteve për punë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat