Debat i nxehtë në Drenas, përplasen pozitë-opozitë për përbërje të komisionit

Kosova

Debat i nxehtë në Drenas, përplasen pozitë-opozitë për përbërje të komisionit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 22:57
Komuna e Drenasit

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Vehbi Berisha ka publikuar sonte një video në profilin e tij në facebook ku shihet debat i nxehtë mes pozitës dhe opozitës në këtë komunë ku shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së me qellim propozon 3 asambleist nga PDK-ja, duke u përpjekur ta përjashtoj nga përfaqësimi opozitën në Komisionin për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim, edhe pse pika 2 e nenit 8 të ligjit Nr. 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, e definon qartë pjesëmarrjen e opozitës në ketë komision sipas subjekteve të përfaqësuara në kuvend..

Ky është statusi i Berishës i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ndiqni në vijim inserte nga debati i nxehtë në mes të opozitës dhe pozitës në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të mbajtur me datë 27.02.2017, ku shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së me qellim propozon 3 asambleist nga PDK-ja, duke u përpjekur ta përjashtoj nga përfaqësimi opozitën në Komisionin për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim, edhe pse pika 2 e nenit 8 të ligjit Nr. 04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, e definon qartë pjesëmarrjen e opozitës në ketë komision sipas subjekteve të përfaqësuara në kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat