Hyseni: Mali i Zi bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit

Kosova

Hyseni: Mali i Zi bashkëpunon në luftën kundër terrorizmit

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 14:25
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në takim me ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha, ku u vlerësa lartë bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me njerëz dhe terrorizimit.

Me këtë rast, ministri Hyseni i uroi detyrën e re diplomatit nga Mali i Zi dhe e njoftoi me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Hyseni vlerësoi lartë  bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me njerëz dhe terrorizimit. Ai tha se tashmë mes dy vendeve janë nënshkruar edhe marrëveshjet për luftimin e krimit dhe marrëveshjet tjera ne fushën e rendit dhe sigurisë publike. 

Ndërsa, ambasadori i Republikës së Malit të zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen, duke vënë në pah bashkëpunimin shumë të mirë ndërshtetëror mes dy vendeve dhe theksoi se edhe në të ardhmen do të ketë projekte dhe veprime konkrete sa i përket thellimit të bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë së dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat