Gjashtë komuna përfitojnë nga Banka Botërore grante në shëndetësi

Kosova

Gjashtë komuna përfitojnë nga Banka Botërore grante në shëndetësi

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 11:00
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore nënshkruan marrëveshjen për fillimin e implementimit të Pagesës sipas Performancës për kokë banori në Kujdesin Parësor Shëndetësor në gjashtë komuna të cilat janë përzgjedhur për të qenë pjesë e pilotimit të këtij programi për vitin e parë (2017).

Komunat të cilat janë pjesë e kësaj marrëveshje janë Prishtina, Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Dragashi.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Bankën Botërore do ta fuqizojë kujdesin parësor shëndetësor.

Rrahmani: Një nga komponentat tona është fuqizimi i kujdesit parësor shëndetësor

“Një nga komponentët është edhe fuqizimi i kujdesit parësor shëndetësor dhe në vazhdën e këtyre aktiviteteve është paraparë që të kemi një marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe komunave të përzgjedhura si pilot projekt fillim, për implementimin e komponentës që është pagesa për kapitacion duke u bazuar në performancë. Kësaj marrëveshje i kanë parapri  shumë aktivitete brenda projektit që jemi në koordinim gjithmonë me Bankën Botërore dhe në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave me të cilët kemi nënshkruar marrëveshje për shtyrjen përpara të kësaj komponenteje”, tha Rrahmani.

Ai tha se në projektin e Bankës Botërore fillimisht janë paraparë katër komuna, Prishtina, Prizreni, Malisheva dhe Dragashi dhe si kriter bazë ka qenë sistemi i formimit shëndetësor elektronik funksional, por sipas tij, në mirëkuptim edhe me Ministrinë e Finan cave dhe në koordinim gjithmonë me Bankën Botërore është arritur që këtij numri të katër komunave t’i shtohen edhe dy komuna tjera, Suhareka dhe Rahoveci.

Rrahmani: Ky është një motiv shtesë për institucionet shëndetësore

“Këtë vit me ligjin e buxhetit janë të buxhetuara 780 mijë euro,  të cilat janë të dedikuara për komponentët që po flasim. Ne kemi përfunduar manualin e indikatorëve që do të duhet që komunat të plotësojnë dhe e kemi diskutuar me përfaqësuesit e komunave dhe janë mirëpritur....Kriter që parashihet të përmbushet nga  komunat për me i marrë pagesat shtesë, grantin është që çdo i regjistruar, pacient kryesisht 2.4 euro përfitim, që do të thotë është një motiv shtesë në institucionet shëndetësore gradualisht të fillojnë të regjistrojnë qytetarët për fillimisht për qendrat e mjekësisë familjare dhe më vonë duhet kaluar që çdo qytetar ta ketë mjekun e vet”, tha ai.

Marco Mantovanelli, nga Banka Botërore, tha se kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e kujdesit parësor shëndetësor.

Mantovanelli: Qëllimi jonë është që t’i mbrojmë të varfrit

“Ne si partner të juaj, si Bankë Botërore jemi shumë të kënaqur që jemi prezent këtu. Pra në vazhdën e këtyre reformave për implementimin e tyre reformave të cilat mendojmë t’i arrijmë dhe qëllimi jonë, i projektit është që me e mbrojtë të varfërit nga shpenzimit më të mëdha, nga pesha e shpenzimeve të mëtutjeshme dhe sidomos me e përmirësuar kujdesin parësor, sidomos në departamentin që ka të bëjë me nënën dhe fëmijën. Në këtë aspekt neve ju falënderojmë shumë sa i përket të arriturave që janë bërë deri tash, pra një pjesë e këtij projekti është pra bartja e grantit  deri në nivelin e komunave, kjo paraja që bartet fillimisht nëpër komunat pilote, gjithmonë qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i kujdesit parësor dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve”, tha ai.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se përmes kësaj marrëveshje po fuqizohet dhe po përmirësohet kujdesi parësor shëndetësor në këto komuna.

Muja: Me këtë përkrahje financiare na ipet mundësia që të jemi pranë pacientëve

“Kjo përkrahje financiare do të na jep mundësinë që të jemi më pranë pacientëve për mbrojtjen e tyre shëndetësor dhe kontrolli i shërbimit primar shëndetësor në favorin e qytetarëve do të jetë më i avancuar, më i kontrolluar dhe padyshim që do të jetë edhe më i suksesshëm”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat