Balli Kombëtar Demokrat kritikon ashpër Kuvendin për Ramush Haradinajn

Kosova

Balli Kombëtar Demokrat kritikon ashpër Kuvendin për Ramush Haradinajn

Më: 11 janar 2017 Në ora: 15:36
Balli Kombëtar Demokrat

Balli Kombëtar Demokrat shpreh shqetësimin për mosmiratimin në Kuvend të Rezolutës për z.Haradinaj.

Ky Parlament tregon joseriozitetin e vetë dhe shihet qartë që edhe në rastet e ndieshme që kanë të bëjnë me interesat shtetërore, ky pushtet e sheh më shumë të arsyeshme që të bëjnë lojëra politike në sy të qytetarëve. Për fat të keq edhe kësaj radhe nuk patë gatishmëri për një qëndrim të përbashkët mes forcave politike në Kuvendin e Kosovës.

Kjo tregon më së miri që kjo Qeveri duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi, për të hapur rruga zgjedhjeve të reja, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta zgjedhin një qeveri më të përgjegjshme e cila punon për interesat e tyre.

Sa më gjatë ky pushtet të qeverisë me vendin, dëmet do të jenë akoma më të mëdha për shtetin dhe qytetarët e saj. Balli Kombëtar Demokrat i bën thirrje BE së që sa më parë të heq nga lista e arrestimeve të Interpolit, të gjithë çlirimtarët e Kosovës, të deponuara nga Serbia qysh nga koha e Millosheviqit, thuhet në komunikatën e Ballit Kombëtar Demokrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat