Pavarësisht reshjeve të mëdha të borës të cilat kanë bllokuar rrugët e Ferizajt, këtu nuk është parë asnjë mjet për pastrimin e tyre.
Gjendje edhe më e rëndë ishte në disa fshatra të kësaj komune, ku diku rrugët u bllokuan tërësisht.
Ndërsa nga Komuna e Ferizajt, që tashmë kanë shpallur gjendje emergjente, bënë me dije se kompania pastrimi nuk e bëri punën siç duhet pasi sipas tyre bora që ra i befasoi paksa.
Zyrtarët komunal kanë thënë se kanë kontaktuar me 14 kompani të tjera që mund të pastrojnë rrugët vullnetarisht për të kaluar gjendjen emergjente.