“ElektroKosova” nesër protestë në tërë Kosovën

Kosova

“ElektroKosova” nesër protestë në tërë Kosovën

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:34
Ilustrim

Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, do të mbajë nesër protestë.

Protesta do të mbahet në të gjitha njësitë punuese, distriktetet dhe nëndistriktet e KEDS-it në tërë Kosovën, bën të ditur njoftimi nga kjo federatë.

Protesta sipas njoftimit do të nisë nesër në orën 08:30, ndërsa në ora 09:00 pranë ndërtesës ElektroKosova (KEDS) do të bëhet edhe një prononcim për media në lidhje me kërkesat dhe hapat e mëtutjeshëm sindikal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat