Anton Çetta, plaku i pajtimit të gjaqeve

Kosova

Anton Çetta, plaku i pajtimit të gjaqeve

Nga: Vilson Culaj Më: 3 maj 2010 Në ora: 19:08

Sërish vjen Maji në Kosovë. Ndërron stina e moti por jo letargjia dhe indiferentizmi, apatia ndoshta e qëllimtë apo e paqëllimtë dhe figura e Anton Cetes përmendët pak ose fare nga njerëzit te cilët bashke shtegtuan ne rrugët e sakrificës kombëtare. Kjo zezone e tille i ka pllakosur edhe gjeneratat e reja fatkeqësisht. Kaluan dy dekada gjegjësisht një dekade pas luftës dhe asnjë institucion organizate apo forum intelektualësh nuk mori kurrë një iniciative serioze dhe vendimtare qe kjo figure kombëtare dhe e dinjitetshme te kujtohet apo me mire te rikujtohet me ndonjë akademi serioze apo ti ngritët ndonjë lapidar ne shenje respekti për sakrificën e tij kombëtare. Instinktivisht nga keqardhja na vije ne kujtese thënia e Gj. Santajanes se ,, populli qe e harron te kaluarën detyrohet ta përsëris atë ‘’. Dhasht zoti qe me kurrë popullit tone te mos i përsëritet historia e saj tragjike sepse mjaft kemi vuajtur por valle mos jemi te nëmur dhe gjithmonë na duhet një shkundje e re qe t’na hapet një dritare e re e vizionit, vetëdijesimit dhe unifikimit. Valle çka na duhet unifikimi vetëm ne ngushtica kur nuk ka gjë me te çmueshme ne jete se sa liria e një populli. Mora shkas për ta bere një shkrim për këtë figure kombëtare pasiqe ne muajin Maj te këtij viti ne kuvendin historik te verrat e Lukes kujtohet 20 vjetori i rilindjes me te re kombëtare për popullin e Kosovës akti i pajtimeve te gjaqeve te cilave u priu plaku i urte Anton Ceta se bashku me shume figura te shquara te cilat ,, kandilin’’ e mendjeve te ndriçuara e mbanin mbi koke e sy. Ishte kjo lëvizja qe e sfidoi një regjim barbar dhe dritarja e pare e filleve te unitetit kombëtar dhe luftës për liri te Kosovës. Valle mos është ky paradoksi ynë qe ky përvjetor ta gjej popullim e Kosovës pa një shtatore te këtij vigani e eruditi te kombit. Valle kujt i konvenon kjo heshtje, kjo ngulfatje, kjo harresë, e ky mëkat i mendueshëm, me fjale e pa vepra. Kane kaluar disa vjet qe kur shtatorja e Anton Cettes e punuar rri hijerëndë ne oborrin e shtëpisë se skulptorit tash me te mirënjohur Fatmir Hoxha ne Prishtinë. Për te nuk është e interesuar askush dhe as nuk ka përkujdesje institucionale. Siç thotë punuesi i shtatores prof. F. Hoxha asnjë hap nuk është marr ne atë drejtim, qe kjo shtatore te zër vendin e merituar pran ndonjë institucioni apo ndonjë sheshi. Megjithatë me herët ka pasur propozime qe shtatorja e Anton Cettes te vendosej ne oborrin e institutit albanologjik ne Prishtinë dhe një iniciative e tille është dhënë nga dr. Mehmet Rukiqi studiues i folklorit. Për vendosjen e shtatores se Anton Cettes ne oborrin e institutit albanologjik patëm biseduam me ish drejtorin e institutit albanologjik dr S. Fetiun ku sipas tij Anton Ceta e meriton një shtatore por nuk është vetëm ai qe ka punuar dhe qe ka kontribuar ne institutin albanologjik te Prishtinës arsyetohej me dhelpëri zotëria.. (valle athua edhe yjet janë me madhësi te ndryshme ) me cinizëm na pati thënë :Ai me shume ishte një figure shoqërore se sa shkencore. Sipas s. Fetiut merita kryesore e Anton Cetes qëndron ne lëvizjen për pajtimin e gjaqeve andaj është detyre e atyre qe e kane bere këtë lëvizje t’ja gjejnë një vend shtatores si bie fjala te Verrate Llukës. Nëse vendoset shtatorja e Anton Cettes ne oborrin apo lokalet e këtij instituti atëherë atë vend do ta meritonin edhe shumë emra punonjësish të këtij instituti. Me cinizëm dhe narcizoizem dhe prepotence intelektuali qe shprehur : konsideroi se nuk është detyre e shkencëtareve te merren me pajtimin e gjaqeve. Valle mos mendonte ai njeri se qielli i Kosovës dhe liria e saj është e kufizuar vetëm ne muret e te vetëquajturve akademik dhe e zhytur mes vesesh pagane apo lajthitshem ushqehej me thënien e Luigjit te XIV te Francës ,, shteti jam unë ‘’. Kurse unë përsëris ,, vox poplum vox deum ‘’. E rrëfimi prapë vazhdonte:

Por një gjë dihet se Anton Cetta është heroi i pajtimit te gjaqeve kurse detyre e jona parësore është ti bëjmë publike veprat e tij. ( aludonte ai ne punën vetëm shkencore) shtrohet pyetja e thjeshte ku mbeti humanizmi shqiptar i Anton Cettes.

Pra ne te institutit albanologjik nuk kemi pasur iniciative për vendosjen e shtatores se Anton Cettes brenda apo ne oborrin e tij por një iniciative e tille ka pasur ne kuvendin komunal te Prishtinës. Atje është diskutuar dhe ne u kemi thënë se komuna duhet te vendosi për këtë qeshtje , e jona është qe ti përkrahim përfundoj zotëri Fetiu.

Mbetem te habitur se bashku me një kolege gazetare nga fjalët plot vrer dhe indiferentizmi i zotëri Fetiut dhe rrugën e patëm vazhduar për tu takuar me ish kryetarin e komunës se Prishtinës.

Anton Çetta ka qene drita shpirtërore e jona

Edhe ish kryetari Ismet Beqiri pranon se ne qeshtien e vendosjes se shtatoreve duhet te merren rrethet institucionale pavarësisht se shtatorja e Anton Cettes është e punuar pa u porositur. Sido qe te jete për vendosjen e shtatores se Anton Cettes duhet ta marr këshilli për pajtimin e gjaqeve i Kosovës dhe instituti albanologjik iniciative te cilën do ta përkrahnim edhe ne shtonte Beqiri.Për dallim nga ky i pari kryetari qe shprehur me racional dhe jo indiferent ( se paku kështu reflektonte ). Ndërkaq për fushe veprimtarinë humane te Anton Cettes zotëri Ismet Beqiri disi ne mënyrë emocionale u shpreh : ,, Ai ka qene drita shpirtërore e jona ne ato kohe krizash ‘’ Antoni me aktin kombëtar te pajtimit te gjaqeve na obligon qe ne t’ja ngremë një shtatore e me këtë t’ja japim vendin e merituar ne historinë e Kosovës. Populli thoshte faji është jetim kurse poeti do te shprehej : ,, laviret rriten nen hijen e virgjëreshave )

Harresa ndaj Antonit e demton kulturën e popullit tonë

Lidhur me këtë patëm biseduar edhe me kryetarin e këshillit për pajtimin e gjaqeve te Kosovës dr. Kajtaz Rrecaj qe sipas tij me 26 shtator 2005 ja kishte dërguar një kërkesë me shkrim kryetarit te komunës se Prishtinës për vendosjen e shtatores se Anton Cettes ne oborrin e institutit albanologjik si dhe sigurimin e fondeve për këtë qellim. Dr. Kajtaz RRecaj thoshte se këtë akt e kame bere sepse çdo gjë qe mund te harrohet për Anton Cetten e dëmton kulturën e popullit tone nga shkaku se nuk kemi ofruar njohuri te mjaftueshme për personalitetin e tij. Ai ka qene një ,, apostull i kulturës shqiptare dhe një profet qe ka mundur ti parashikoi rrjedhat e zhvillimeve politike te kohës. Populli ynë duhet te jete krenar qe e pati dhe qe e nxori nga gjiri i vet. Ai përveç se shkencëtar dha edhe disa prova tjera jetësore e historike por kishte një virtyt te veçanet ai dinte te donte dhe te shkrihej për popullin e vet.

Anton Çetta dinte ta vëllazëronte popullin jo ta thyente

Edhe Mehmet Rukiqi mendon se shtatorja e Anton Cettes e ka vendin para institutit albanologjik aty ku ai e shkriu jetën për mese gjysme shekulli duke i kontribuar folklorit, etnologjisë, arsimit dhe shkencave albanologjike ne përgjithësi. Ai është njeri nder themeluesit e këtij instituti andaj meriton sepse ishte i gjithë popullit thotë Mehmet Rukiqi. Po sipas tij profesor ANTON Cetta ishte njeri qe dinte ta vëllazëronte popullin e jo ta thyente andaj me gjithë forcën time shpirtërore them se ai meriton qe ti vendoset shtatorja para institutit albanologjik. Ndërsa për fjalët qe qarkullojnë ne lidhje me titujt e tij shkencor ato nuk kane vend për mua thotë Mehmet Rukiqi. Sepse ANTON Cetta ka qene ,, doktori i doktorëve te shkencave ‘’Ai përveç dijes shkencore ka ditur ta dojë , dhe ta çmoj, popullin e vet dhe te shkrihej për te. Te gjithë janë te gatshëm te bëhen orator kur flasin për veprën e Anton Cettes por te gjithë hezitojnë te veprojnë për t’ju ngritur kësaj figure kombëtare një shtatore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat