“Dita e Evropës” vazhdon edhe sot në Prizren, përcillet me aktivitete të ndryshme

Prizreni

“Dita e Evropës” vazhdon edhe sot në Prizren, përcillet me aktivitete të ndryshme

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Aktivitetet për Ditën e Evropës, që u shënua më 9 maj, nuk kanë përfunduar ende.

Edhe pas përfundimit të 9-të majit, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka organizuar kampanjën “Përjeto Evropën” me aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe familje në qytetin e Prizrenit.

Në fjalën e tij, shefi i seksionit të bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, Johannes Stenbaek Madsen, ka thënë se liberalizimini vizave është një nga momentet më të ndritura mes marrëdhënieve të BE-së dhe Kosovës, duke shpresuar se do të ketë më shumë marrëveshje.

Gjithashtu, Madsen pret me padurim për të parë muralin artistik, të frymësuar nga historia e Prizrenit, i cili do të realizohet në muret e sheshit të Prizrenit.

Madsen: Liberalizimi i vizave është një nga momentet më të ndritura në marrëdhëniet BE-Kosovë

“Jam shumë i lumtur që jam sot në qytetin historik të Prizrenit për t'iu bashkuar festimeve për Ditën e Evropës me fëmijët dhe familjet. Siç mund ta shihni, tema e këtij viti është “Përjetoni Evropën”, një vazhdim i kampanjës sonë “Explore Europe” për liberalizimin e vizave. Në të vërtetë, liberalizimi i vizave është një nga momentet më të ndritura në marrëdhëniet BE-Kosovë, shpresojmë se do të ketë më shumë. Shpresoj që vizitorët do t'i shijojnë aktivitetet e mrekullueshme të BE-së për fëmijët dhe familjet dhe mezi pres të shoh muralin e madh artistik të frymëzuar nga historia e Prizrenit sapo të përfundojë”, ka thënë Madsen.

Përmes kampanjës “Përjeto Evropën” qyetatarët e Kosovës mund të përjetojnë frymën e Evropës, duke eksploruar rreth traditave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat