Rritje e këmbimit të përvojave në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe atij të Hungarisë

Kosova

Rritje e këmbimit të përvojave në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe atij të Hungarisë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 19:05
Takimi

Zëvendësministri i Drejtësisë Lirak Çelaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues ?të Kosovës Sokol Zogaj, kanë pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Hungarisë, Andras Csoti.

Sipas njoftimit, në takim, u diskutua thellimi i bashkëpunimit në mes Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Hungarisë.

Çelaj, shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për avancimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta të këtyre institucioneve, me interes të dyanshëm.

Me këtë rast, të dyja palët u zotuan që të rritet dinamika e këmbimit të përvojave dhe të vazhdohet me projekte në fushën e Shërbimit Korrektues./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat