Ja çfarë moti do të mbajë sot

Kosova

Ja çfarë moti do të mbajë sot

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 11:02
Ilustrim

Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë sot në gjithë Kosovën.

Sipas Institutit Hideomteroelogjik të Kosovës, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet  19-21 gradë Celsius.

"Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryje erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare“, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Në  bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjajshem do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjajshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat