Telefoni më i lirë në botë është gati për treg!

Mobile

Telefoni më i lirë në botë është gati për treg!

Më: 10 korrik 2016 Në ora: 08:37
Freedom

Telefoni i mençur katër dollarësh është i gatshëm për shitje në tregun indian.

Firma indiane Ringing Bells ka njoftuar se 5,000 njësitë e para të telefonit më të lirë në botë janë gati për treg.

Freedom 251 kushton vetëm 4 dollarë, gjë që ka shtyer shumë njerëz të mendojnë nëse ky telefon ekziston me të vërtetë.

Megjithatë, telefoni më i lirë në botë do të bëhet realitet së shpejti në Indi, tregun e parë ku pritet të lansohet kjo pajisje.

Ky telefon do të ketë dy kamera në dy anët e tij, 1 GB RAM memorie dhe hapësirë të brendshme prej 8GB, me mundësi zgjerimi deri në 32 GB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat