Historia mbresëlënëse: Griezmann ishte refuzuar nga akademitë franceze të futbollit

Futboll

Historia mbresëlënëse: Griezmann ishte refuzuar nga akademitë franceze të futbollit

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 23:14
Antoine Griezmann

Mbrojtësi i Francës, Bacary Sagna, ka treguar në një intervistë se ylli i kombëtares franceze, Antoine Griezmann, ishte refuzuar nga akademitë franceze të futbollit në fillimet e tij, duke i thënë se ai nuk mund të bëhet futbollist.

Sagna që ka thurur lavde për shokun e kombëtares tregoi se si tani Griezmann po i provon gabim të gjithë ata që dyshuan në të, e që ishin të shumtë.

“Loja e mirë e Griezmann në këtë kampionat është një hakmarrje e tij ndaj akademive franceze të futbollit të cilat nuk e morën”, ka thënë Sagna.

“Ai nuk e kishte të lehtë, iu desh të ia dilte në shtegun e vështirë, prandaj e meriton pozicionin në të cilin gjendet tani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat