Aktivitetet e verës që do ju bëjnë të ndiheni më mirë

Life style

Aktivitetet e verës që do ju bëjnë të ndiheni më mirë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 10:29
Ilustrim

Jemi zyrtarisht në pikun e verës dhe kjo nënkupton që kemi plot kohë të lirë të cilën mund ta mbushni me aktivitete nga më të ndryshmet, të përshtatshme për këtë sezon.

Një website i dedikuar lumturisë, ndihmon njerëzit për të ndërtuar aftësitë e tyre për lumturi nëpërmjet aktiviteteve dhe lojërave të mbështetura dhe nga shkenca. Këto janë disa nga aktivitetet e sugjeruara prej tyre:

Shumica e personave preferojnë të shikojnë televizor në mbrëmje, ndaj ajo çfarë do shikoni këtë verë do t’ju bëjë të lumtur.

Doni ta lini të pushojë ekranin e televizorit? Atëherë lexoni një libër! Kërkuesit tregojnë se leximi i letërsisë fiksionale në veçanti rrit kapacitetin e njerëzve për të qenë më të ndjeshëm.

Argëtohuni jashtë - Mjaftojnë të paktën 20 minuta të kaluara në natyrë për t’u ndjerë më të gjallë, ku kjo ndjesi rritet më tej në bazë të aktivitetit që kryeni.

Koha e verës ju favorizon akoma më shumë: të qëndruarit jashtë në një kohë të ngrohtë dhe me diell ju përmirëson gjendjen shpirtërore, kujtesën dhe kreativitetin.

Këtë sezon kaloni më shumë nga koha juaj duke parë dallgët e detit ose barin që rritet. Do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë, kreativë dhe optimistë.

Ftoni një mik - Ndarja dhe përjetimi i eksperiencës me persona të tjerë i bën njerëzit të ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre.

Fokusohuni në eksperiencat - Keni mbledhur disa para nga kursimet tuaja? Studiuesit kanë zbuluar që ju do ndiheni më të lumtur nëse i shpenzoni ato para për të krijuar kujtime të bukura nga eksperiencat që realizoni, ndaj në vend që të blini një send të ri, blini më mirë dy bileta për të parë një shfaqje.

Bëhuni sportist i mirë - Studimet kanë treguar se konsiderimi i vetes si fans i sporteve ka tendencë për të pasur një vetëvlerësim më të madh, nivel më të ulët depresioni dhe më pak stres se personat që nuk janë tifozë.

Koncertet muzikore - muzika është një urëkalimi drejt lumturisë, andaj shkoni në koncerte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat