FMN-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike me 1,4 për qind për 2017

Ekonomi

FMN-ja ul parashikimin e rritjes ekonomike me 1,4 për qind për 2017

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 17:47
Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi sot me rënie parashikimin për rritjen ekonomike në zonën euro në vitin 2017, duke e pozicionuar atë në kuotën 1,4 për qind kundrejt 1,6 për qind si vlerë e mëparshme për shkak të Brexit.

“Rritja ekonomike në zonën euro pritet të shënojë një ritëm të ngadalësuar me 1,4 për qind në 2017, kryesisht për shkak të ndikimit negativ të referendumit britanik për daljen nga BE-ja”, vlerësoi FMN-ja në raportin e saj vjetor.

Referuar një statistike të publikuar 12 prillin e kaluar parashikohej për një rritje ekonomike në vlerën 1,6 për qind. Nga ana tjetër për vitin 2016 është parashikuar një rritje ekonomike me 1,6 për qind, kundrejt 1,5 për qind sipas parashikimit të mëparshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat