Morina: Portugezët kanë rastin të kthehen në formën e dëshiruar

Futboll

Morina: Portugezët kanë rastin të kthehen në formën e dëshiruar

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2016 Në ora: 12:19
Arbnor Morina

Ndeshja e parë e çerekfinales do të zhvillohet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Stade Velodrome” në Marseille në mes Polonisë dhe Portugalisë. Arbnor Morina, trajner i Gjilanit, mendon se do të jetë lojë e fortë, duke i dhënë përparësi Portugalisë. “Mendoj që polakët treguan futboll të mirë për dallim prej portugezëve, por të cilët u kualifikuan falë ndërrimeve taktike dhe me kohë. Mendoj se tani portugezët kanë rastin të kthehen në formën e dëshiruar për dallim të polakëve të cilët treguan një lodhje të tepërt. Mendoj se portugezët kanë një përparësi të vogël, sepse kanë një numër më të madh të lojtarëve kualitativ të cilët mund ta vendosin lojën vet”, thotë Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Ronaldo dhe Lewandowski mund ta bëjnë diferencën? “Jo vetëm ata por edhe disa tjerë për shkak të shpejtësisë dhe veprimeve të shpejta në hapësirë të vogël”, tha Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat