Hysaj mund t'i bashkohet Xhakës, ja sa ofron Arsenali

Futboll

Hysaj mund t'i bashkohet Xhakës, ja sa ofron Arsenali

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 14:10
Elseid Hysaj

Gazeta britanike “The Daily Star” shkruan se Arsenali është i interesuar për mbrojtësin Elseid Hysaj.

Mësohet se “topçinjtë” janë gati të ofrojmë 15 milionë paund për 22-vjeçarin e Napolit. Shuma në fjalë do të linte të kënaqur drejtuesit e klubit italian, që nuk kanë ndërmend ta lëshojnë  mbrojtësin për një shumë më modeste.

Interesimi i Vengerit vjen pak javë pas kontratës prej 35 milionë paund që Granit Xhaka firmosi në Angli. Hysaj ka qenë talenti në fokus në përballjen e djeshme të Shqipërisë ndaj Zvicrës, ku shkodrani bëri një paraqitje për t’u vlerësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat