Gratë ndërrmarse në Komunën e Mitrovicës

Kosova

Gratë ndërrmarse në Komunën e Mitrovicës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:42

Me rastin e “ Ditëve të Biznesit “ kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, dhe me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar dy ndërmarrjet të cilat udhëhiqen nga dy femra mitrovicase. Fabrika e përpunimit të drurit NP “Cucina Creative”ANA e cila udhëhiqet nga Suzana Xhekoviq si dhe Minifermën “Fllanza” e cila udhëhiqet po ashtu nga një femër tjetër e suksesshme, Hadije Ahmeti.

Kryetari Bahtiri, në dy rastet i përgëzoi për rezultatet e arritura ku njëkohësisht shfaqi interesimin që të dëgjoj për së afërmi procesin e zhvillimit të tyre , ballafaqimet me sfidat e ndryshme, si dhe planet e tyre për të ardhmen.

Me këtë rast, të dy pronaret falënderuan kryetarin e komunës për interesimin e tij që për së afërmi patën mundësin të diskutojnë dhe të shpalosin aktivitetin e tyre biznesor.

Kryetrari Bahtiri po ashtu i njoftoi për aktivitetet që janë zhvilluar në kuadër të komunës së Mitrovicës gjatë dy viteve të fundit, për zhvillimi ekonomik, siç janë themelimi dhe funksionaliteti në parkun industrial në fshatin Frashër, pastaj ristrikutrimi i parkut të biznesit në qytet, fuqizimi për licencimin e Mitrovicës si Zonë e Lirë Ekonomike , trajtimin e duhur të pronës komunale dhe planet tjera për të ardhmen.

Kryetari i komunës, Bahtiri, shprehu gatishmërinë që t’ju dalë në ndihmë këtyre ndërmarrjeve në kuadër të mundësive aktuale.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat