Rafet Gashi, ushtari më i mirë në FSK

Kosova

Rafet Gashi, ushtari më i mirë në FSK

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:38

(E plotësuar) - Çmimi “Ushtari më të mirë 2016”, nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ceremoni zyrtare ia dha tetarit Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë.

Në garën e mbajtur për gjatë tri ditëve (25-27 prill), morën pjesë 22 ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku për gjithë ushtarët pjesëmarrës në garë u ndanë certifikata.

Veç certifikatave ushtarët morën edhe shumë lëvdata nga gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe majori i FSK-së Genc Metaj.

Ata janë shprehur se të gjithë ushtarët pjesëmarrës kanw treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohuri të mira ushtarake në këtë garë, ku tw gjithw janë fitues.

Rafet Gashi, pas marrjes së çmimit ka treguar se gara ka qenë sfiduese, por megjithatë garat e tilla janë motiv shtesë që të punohet edhe më shumë në të ardhmen për FSK-në.

Gashi: Garë sfiduese por është motiv që të punojmë për FSK-në

“Gara ka qenë mjaft sfiduese, ka pas disiplina ushtarake, të gjithë pjesëtarët kanë qenë në n ivelin më të lartë të mundshëm dhe kanë treguar të gjithë rezultatet më të të mirë, por në fund kam arritur rezultatin më të mirë. Padyshim është motiv shtesë që të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gara ka përfshirë disiplina të ndryshme fizikisht, testin e njohurive të përgjithshme, marshimi me pesha, distanca të gjata poligon në pengesa, qitje me armë”, ka treguar Gashi.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në këtë ceremoni, tha se rezultatet e ushtarëve të arritura në këto gara, kanë bërë që FSK të mburret me ushtarët.

Sipas Ramës, qëllimi i kësaj gare e cila po mbahet për të tretin vit me radhë, është që përmes kësaj gare të promovohet shpirti garues i ushtarëve, si dhe të rritet motivi i ushtarëve që të testojnë shkathtësitë ushtarake të ushtarëve.

Rama: Rezultatet e treguara në garë na bënë të mburremi me ushtarët

“Qëllimi i gjithë kësaj gare është të promovojmë shpirtin garues të ushtarëve, të rritet motivi i tyre dhe të testojmë shkathtësitë ushtarake të ushtarëve tanë...Ushtarët të cilët morën pjesë në këtë garë treguan profesionalizëm, përkushtim dhe njohuri shumë të mira të shkathtësive ushtarake. Rezultatet që ju i treguat na bënë të gjithë neve të mburremi me juve që ju kemi ushtarë dhe mund të them se të gjithë jeni fitues”, tha Rama.

Ai shtoi se rezultatet e treguara në gara të brendshme dhe ndërkombëtare, janë duke e dëshmuar në praktikë se Forca e Sigurisë së Kosovës, si forcë e re është në rrugë të ngritjes profesionale.

Rama: Po dëshmojmë që FSK është në rrugë të ngritjes profesionale

“Me rezultatet që tregoni në trajnime, në gara të bre ndshme por edhe në garat ndërkombëtare çdo ditë, jeni duke dëshmuar në praktikë se Forca e Sigurisë së Kosovës, si forcë e re është në rrugë të mirë të ngritjes së një force profesionale të motivuara dhe me standarde të larta dhe të gatshëm për të marr përgjegjësi dhe detyra të reja. Ushtarë të nderuar me përkushtimin dhe rezultatet e treguara gjatë kësaj gare, ju jeni shembull për gjithë ushtarët, vetëm kështu duke u realizuar trajnime të tilla, reale, të vështira dhe sfiduese dhe duke ngritur standardet ne ecim drejtë përmirësimit të zhvillimit të profesionalizimit të forcës. Jam i bindur që shpirt garues do të vazhdoj të ngritët dhe të përcjellët tek gjeneratat e reja”, ka theksuar Rama.

Në këtë garë nga 22 ushtarë, vetëm një nga ushtarët ishte femër. Besarta Pacolli, ka bërë thirrje për të gjitha femrat në FSK, që marrin pjesë në gara dhe ta sfidojnë vetën.

Pacolli: Bëjë apel te femrat ta sfidojnë vetën në këto gara

“Jam e vetmja femër që kam marr në garën e ushtarit më të mirë të 2016-ës në FSK. Është një ndjenjë shumë e mirë, kisha bërë apel te femrat tjera në FSK që të marrin pjesë se është një garë që ia vlen dhe e sfidon vetën në shumë sfida të ndryshme, dhe unë jam krenare që kam arrit qëllimin tim të jem pjesë e kësaj gare”, tha Pacolli.

Veç çmimit për vendin e parë, u dha edhe çmimi i vendit të dytë me të cilin u dekorua Binak Podrimqaku, dhe vendi i tretë iu dha Migjen Shalës.

Rafet Gashi shpallet ushtari më i mirë

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovë në një ceremoni zyrtare, çmimin “Ushtari më i mirë, 2016” ia dha tetarit Rafet Gashi, nga Brigada e Reagimit të Shpejtë.

Gashit, çmimi iu dha nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Rrahman Rama tha se të gjithë 22 pjesëmarrësit ushtarë janë fitues. Ai tha se kjo ka qenë një garë e fortë sepse të gjithë ushtarët kanë treguar njohuri dhe shkathtësi.

Ndërsa, ceremonia u mbajt në Kazermën “Adem Jashari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat