Malazezët e Kosovës përshëndesin rekomandimin për liberalizim të vizave

Kosova

Malazezët e Kosovës përshëndesin rekomandimin për liberalizim të vizave

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:29

Rekomandimit për liberalizim të vizave për Kosovën, që u bë publike dje në Bruksel nga Komisioni Evropian ka gëzuar edhe malazezët e Kosovës.

Kryetari i shoqatës së malazezëve të Kosovës Sllobodan Vujiçiqi nëpërmjet një komunikate për media përshëndet rekomandimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës me përgjegjësitë dhe qëndrimet e saj serioze në të gjitha fushat ka treguar progres edhe në reformën politike, politikën e qetësisë dhe tolerancës, dakordimin për bashkëpunim regjional dhe me këtë stabilitet ka konfirmuar se ka siguruar mirëqenie për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e Vujiçiqit.

Sipas tij liberalizimi i vizave për qytetarët është fakti më i mirë për drejtimin që ka marrë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat