Thaçi: Liberalizimi i vizave po i numëron orët

Kosova

Thaçi: Liberalizimi i vizave po i numëron orët

Më: 2 maj 2016 Në ora: 10:57

(E plotësuar) - Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka potencuar se procesi i liberalizimit për Kosovës, nuk është më çështje ditësh apo javësh, por është çështje orësh.

Ai tha se ka qenë një vonesë e panevojshme nga Brukseli sa i përket liberalizimit të vizave, por është një meritë e jashtëzakonshme e institucioneve të vendit.

Thaçi: Liberalizimi çështje orësh, meritë e institucioneve dhe qytetarëve të vendit

“Angazhimet e Kosovës për anëtarësim në UEFA, por dhe procesi për liberalizimin e vizave, po përkojnë përafërsisht në të njëjtën kohë. Një koincidencë pozitive për vendin tonë. Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme, për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj që procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ende nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por është duke i numëruar orët. Dhe ky është një lajm i mirë, është një histori e re për Kosovën. Edhe UEFA edhe liberalizimi i vizave, që njerëzit e Kosovës si gjithë evropianët do të lëvizin lirshëm në krejt Evropën. Ka qenë një vonesë e panevojshme nga Brukseli, por është meritë e jashtëzakonshme e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, institucioneve qendrore, lokale, mediave, shoqërisë civile dhe qytetarëve. Natyrisht mbetet edhe shumë për të bërë në të ardhmen tonë të sigurte evropiane, që është qëllimi ynë, është vizioni ynë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi i bëri këto deklarata gjatë takimit që kishte me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

***

Procesi për liberalizimin e vizave “nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të them se është duke i numëruar orët", ka deklaruar sot presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

"Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën", është shprehur Thaçi.

Presidenti Thaçi këtë deklarim e ka bërë pas një takimi që ka pasur me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat