Kryeministri Mustafa sot në Hungari

Kosova

Kryeministri Mustafa sot në Hungari

Më: 2 maj 2016 Në ora: 07:11

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Budapest, ku do takojë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin pritet të bisedojë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese.

Vizitën e tij në Hungari, Mustafa e ka bërë publike nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka vlerësuar se ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë lajme të mira”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat