Ilir Deda: Kusari-Lila do të vijë në parti, me Jahjagën nuk kam biseduar

Kosova

Ilir Deda: Kusari-Lila do të vijë në parti, me Jahjagën nuk kam biseduar

Më: 1 maj 2016 Në ora: 11:05

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili para disa ditësh dha dorëheqje nga kjo parti, ka thënë se nuk ka biseduar me ish-të parën e shteti Atifete Jahjagën

“Nuk jam takuar me ish-presidenten”, ka thënë Deda në një intervistë të dhënë për televizionin Tema.

Ndërkaq, Deda ka treguar se njëherë për njëherë është vetëm kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ajo e cila ka vendosur t’i bashkohet partisë së re.

“Zonja Kusari është e para që ka thënë se do të vijë”, ka shtuar ai.

E sa i takon subjektit të ri politik, Deda ka thënë se kjo do të ndodhë, mirëpo mbetet të shihet në muajt në vijim.

Kujtojmë se më 25 prill, Ilir Deda vendosi ta braktisë përfundimisht Vetëvendosjen, me ç’rast lajmin e pati bërë të ditur në një konferencë të përbashkët me sekretarin e VV-së Dardan Molliqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat