Ramiz Kelmendi VV'së: S'keni lidhje me ekonominë

Kosova

Ramiz Kelmendi VV'së: S'keni lidhje me ekonominë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 22:24

Biznesmeni dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se qytetari i Kosovës ka dëshirë të konsumojë në emër të kualitetit, e jo në emër të patriotizmit.
Ai i është kundërpërgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje, se kompania që ai udhëheq gjoja importon shumë nga Serbia.

"Lëvizja Vetëvendosje nëpër gojë e sjell vetëm Serbinë. Vetëm Serbinë e mban në gojë", është shprehur Kelmendi në Rubikon.

"Ata nuk e njohin ekonominë. Ata s'kanë lidhje me ekonominë. Apo, e njohin një pjesë ekonominë, e pastaj janë të obliguar në emër të Serbisë ta dëmtojnë atë", ka thënë Kelmendi.

Deputeti i PDK'së po ashtu ka përsëritur qëndrimin e tij se më shumë do të përfitonte Kosova sesa vetë ai, nëse ai do të bëhej zëvendëskryeministër i vendit.

"Unë nuk jam pa punë. Më shumë do të përfitojë Kosova nga unë, nga përvoja ime se sa unë nga posti", ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se këtë mundësi nuk e sheh si konflikt apo garë me kolegun Hajredin Kuçin, pasi të dy i takojnë fushave të ndryshme

"Ai i takon pjesës juridike dhe politike. Nëse vendi ka nevojë për zhvillim politik, posti është i tij. Nëse vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, posti më takon mua", ka thënë Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat