Historianët e Deçanit , gjykatës në Deçan: Merr vendim të drejtë

Kosova

Historianët e Deçanit , gjykatës në Deçan: Merr vendim të drejtë

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:41

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me kujdes të veçantë është duke e përcjell rastin juridik pran Gjykatës Themelore të Pejës dega në Deçan, në lidhje me çështjen kontestuese në mes të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko dhe “Ilriia” në njërën anë dhe Sava Janjiçit nga Manastiri i Deçanit në anën tjetër.
Sipas burimeve tona pranë Gjykatës Themelore të Pejës dega në Deçan, një seance e thirrur për këtë çështje ka dështuar me mos prezence fizike të Igumanit Janjiç.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje drejtueseve të Gjykatës dhe njëherit trupit gjykues të kësaj lënde që të mos bie preh e trusnive ndërkombëtare e vendore për këtë konteste dhe që me punën e tyre trupa gjykues të merr vendim të drejtë dhe konform ligjeve të Republikës se Kosovës.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, e ripërsërit qëndrimin e saj se jemi kundër legjitimit të ligjeve të kohës se masave të dhunshme gjegjësisht kundër ligjeve të kohës se Millosheviqit.

Ne, bëjmë thirre që këto prona të kthehen në prona komunale dhe që asetet ekonomike Kompleksi “Iliria” dhe Ndërmarrja “Apiko” të riaktivizohen.

Po ashtu nëpërmjet kësaj komunikate Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i benë thirrje Presidentit të Republikës se Kosovës Hashim Thaçi, që të shkarkoj nga detyra e saj Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës zonjën Arta Rama-Hajrizi sepse ajo e ka shkelur rendë Kushtetutën e Republikës se Kosovës me anë të vendimit të 3 dhjetorit të vitit 2015, për vendosjen e masës se përkohshme ndaj çështjes kontestues në mes të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko dhe “Ilriia” në njërën anë dhe Sava Janjiqit nga Manastiri i Deçanit në anën tjetër.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat