Drejtori i DBZHR-së, Nasuf Aliu, takon përfaqësuesit e komunës suedeze Vaxjos

Kosova

Drejtori i DBZHR-së, Nasuf Aliu, takon përfaqësuesit e komunës suedeze Vaxjos

Më: 28 prill 2016 Në ora: 16:52

Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me përfaqësuesit e komunave nga vende të ndryshme të botës, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, takoi delegacionin e komunës suedeze Vaxjo i udhëhequr nga bashkatdhetari ynë Islam Islami.

Me këtë rast drejtori Aliu, në emër të komunës së Mitrovicës iu uroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Suedia dhe falënderoi për gatishmërinë për bashkëpunim. Së bashku me delegacionin u vizitua ndërmarrja sociale “Triciklo”, financuar nga Bashkimi Evropian, implementuar nga DRC në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës.

Drejtori Aliu ftojë mysafirët për ndihmë në fuqizimin e mëtejmë të ndërmarrjes “Triciklo” dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me rëndësi për jetën e qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Po ashtu, përfaqësuesit e komunës suedeze u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë, që përfshiu edhe disa biznese në komunën e Mitrovicës, dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Ky bashkëpunim do të marrë formë konkrete shumë shpejtë, madje mund të jetë edhe në formën e binjakzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat