Jakup Krasniqi mohon shpërbërjen e Nismas në Drenas, ikjet i cilëson veprime individuale

Kosova

Jakup Krasniqi mohon shpërbërjen e Nismas në Drenas, ikjet i cilëson veprime individuale

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:21

Xhevat Bislmi, sekretar i marrëdhënieve me publikun në partinë Nisma për Kosovën, dy ditë më parë la këtë parti duke konsideruar se është klanizuar dhe nuk ka demokraci të brendshme.

Të njëjtën e bëri sot edhe kryetari i kësaj partie në Drenas, Izet Ibrahimi së bashku me anëtarët e këshillit iniciues të Nismas në këtë degë.

Në njoftimin e bërë thuhet se këta të fundit nuk pajtohen me koalicionin që Nisma e ka bërë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë që organizmi politik është mbi bazën e vullnetit të secilit individ dhe tërheqja gjithashtu është mbi bazën e atij që donë me u tërheq me shpresën se gjen diku më mirë.

Sipas Krasniqit, pas dorëheqjes së kryetarit dhe anëtarëve të këshillit iniciues në Drenas kjo degë do të jetë edhe më mirë.

“Nuk shpërbëhet dega pse tërhiqet një ose dy që edhe ashtu e kanë pengu degën ajo ka me qenë edhe ma mirë se sa që ishte. Mund të ketë edhe ndonjë interes tjetër të tyre që ne nuk e dimë ky ishte vullneti i tyre dhe organeve të Nismës ato kanë vendos dhe secili ka të drejtë të mos pajtohet” , ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat