Me bunkera të Enver Hoxhës në sheshet e Prishtinës

Kosova

Me bunkera të Enver Hoxhës në sheshet e Prishtinës

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 10:17

Në rrjetin social Facebook, publicisti Rexhep Shahu, theksoi se opozita e në veçanti Lëvizja Vetëvendosje, po e shëmton festën e Pavarësisë.

Më tej, Shahu ironizoi duke i ftuar në protestën e 17 shkurtit, edhe nacionalitete të tjera.

“Me 17 shkurt, në Prishtinë, në protestën kundër pavarësisë, jo në festën për t'iu gëzuar pavarësisë, janë thirrë të marrin pjesë në protestë gjithë qytetarët e botës që kanë qenë e janë kundër pavarësisë së Kosovës. Janë të lirë të vijnë serbë, boshnjakë, kacakë, kinezë, shqiptarë nga jashtë Kosove” shtoi Shahu.

“Albin Kurti e liderët botërorë e ballkanikë e rajonalë të Vetëvevndosjes do të marrin edhe bunkera të Enver Hoxhës nga Tirana e do ti ngulin në sheshet e Prishtinës me u mbrojtë nga qeveria e Kosovës e mos o zot edhe nga Serbia nëse ajo sulmon Kosoven” – përfundon Shahu./VR/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat