Autolarja “Memli Krasniqi” [DOKUMENT]

Kosova

Autolarja “Memli Krasniqi” [DOKUMENT]

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:05

Shefi i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila udhëhiqet nga Memli Krasniqi, që t’i anuloj procedurat e prokurimit në tenderin për larjen e automjeteve zyrtare të ministrisë.

Kjo pasi që, Preteni, ka hasur në një kriter që është në kundërshtim me Ligjin në fuqi për Prokurimin Publik.

Në dosjen e tenderit, Ministria e Bujqësisë kërkon nga operatorët që largësia e autolarjes nuk mund të jetë më larg se 2 kilometra nga autoriteti konktraktues-Ministria e Bujqësisë.

‘Me këtë kriter është kufizuar konkurrenca e operatorëve ekonomik, të cilët mund të ofrojnë shërbime në këtë diametër. Me këtë kriter favorizoni operatorë të caktuar ekonomik dhe në të njejtën kohë diskriminoni operatorë të tjerë”, thuhet në opinionin e Pretenit për Ministrinë e Bujqësisë që mbanë datën 12 shkurt 2016,

Sipas Pretenit, veprimet e Ministrisë bien ndesh me nenin 7, Barazia në trajtim dhe jodiskriminimi, Neni 27- Dosja e tenderit, si dhe neni 28 –Specifikimet teknike të Ligjit për Prokurim Publik.

“Konsiderojmë se shkeljet e tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj Agjencia rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe kërkon nga Autoriteti Konktraktues që t’i shmang dhe të mos i përsëris praktikat e tilla në të ardhmen”, përfundon opinioni i Antikorrupsionit për MBPZHR-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat