Nxemje elektrike dhe batanije për komunitetin R.A.E (Foto)

Kosova

Nxemje elektrike dhe batanije për komunitetin R.A.E (Foto)

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:03

Familjet e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptas të fshatit Plemetin të Obiliqit, sot përfituan 25 nxemje elektrike dhe 30 batanije nga organizata “Human Appeal International”.

Këto familje u përzgjidhen nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mërqinjës Sociale në komunën Obiliqit.

Njëri nder përfituesit e këtyre ndihmave është edhe Milaim Fazliu, i cili u shpreh se gjendja e tyre është mjaft e rëndë. Ai tha se kjo organizatë është e vetmja që po iu del në ndihmë këtij komuniteti, përderisa as komuna, e as Qeveria nuk po interesohen për ta.

Fazliu: Askush nuk na viziton

“Jetoj në kampin Plemetin, këtë llogorin këtu siç po e shihni edhe vetë, është në gjendje shumë të keqe. Askush nuk na viziton, kemi fëmijë që janë të sëmurë, kemi pleq që janë sëmurë, nuk kanë ushqim, veshmbathje, nuk kemi të ardhura, pos nga kjo organizatë që po na del në ndihmë çdoherë. Disa nxemje na kanë sjellë, gjithashtu edhe disa batanije. Banorët nuk kanë asgjë për të ngrënë, gjysma e këtyre banorëve dalin nëpë r kampe të Prishtinës jetojnë, kushtet janë shumë të vështira, askush nuk vjen të na vizitoj. E para është kjo organizatë që po na ndihmon. As komuna, e as Qeveria nuk vinë të na vizitojnë, të shohin se çfarë tmerri është në kampin e Plemetinit. Bëjë lutje tek Qeveria e Kosovës që t’i hapin sytë kah ne se i kemi punët katastrofë, kemi qenë edhe në komunë por nuk po na merr parasysh”, tha ai.

Drejtori i organizatës “Human Appeal International”, Naser Gashi tha se nuk do të ndalen së ndihmuari familjeve skamnore në të gjitha komunat e Kosovës.

Gashi: Do të vazhdojmë edhe me projekte dhe aktivitet tjera

“Sot në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mërqinjës Sociale kemi bërë shpërndarjen e 25 nxemjeve dhe 30 batanijeve këtu në fshatin Plemetin për komun itetin Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Shpresojmë që do të vazhdojmë edhe me projekte dhe aktivitete tjera të skamnorëve në të gjitha komunat”, tha ai.

Familja Arifi në komunën e Obiliqit, të cilët ballafaqoheshin me kushte mjaftë të vështira, sot kjo organizatë ofrojë batanije edhe për këtë familje duke premtuar atyre se do të vazhdojnë edhe me ndihma tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat