Konkurrojnë për arkëtar në Ujësjellësin Prishtina, testohen në histori!

Kosova

Konkurrojnë për arkëtar në Ujësjellësin Prishtina, testohen në histori!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:45

Pyetje të historisë dhe gjeografisë, madje që dikujt i janë dukur edhe qesharake, kanë qenë pjesë e një testi për punësim si arkëtar në Ujësjellësin Prishtina. Ende nuk është përzgjedhur askush zyrtarisht, por në këtë kompani thonë se vetëm 8% të pyetjeve kanë qenë të personalitetit.

Në fund të muajit që kemi lënë pas, dhjetëra persona kanë konkurruar për pozitën arkëtar në Kompaninë e Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, pas konkursit për tri pozita të hapura.

Ka disa ditë që shumë prej atyre që konkurruan, deklarojnë se në testin të cilit i janë nënshtruar ka pasur pyetje që nuk përkojnë me pozitën për të cilën kanë konkurruar, e madje konsiderojnë se ka pasur edhe pyetje qesharake.

Njëri nga, në kushte anonimiteti ka deklaruar se në test ka pasur pyetje nga gjuha shqipe, për abetaren e për shkollat shqipe, e madje edhe për çmimin Nobel të Nënë Terezës dhe të ngjashme.
“Ka pasur pyetje kur ka lindur Adem Jashari? Kur ka dalur UÇK-ja në publik? Nuk kuptoj çka kanë të bëjnë këto pyetje me personalitetin tim. Çka ka rëndësi nëse nuk e di kur kanë ndodhur ato ngjarje”, ka deklaruar njëri nga ata që i janë nënshtruar testit.

Edhe një tjetër flet dhe tregon pyetjet e testit.
Flet për një pyetje shumë qesharake dhe ironizon me të.

“Pyetje ka qenë: Kur janë përuruar kilometrat e parë të autostradës Morinë – Merdare? Një herë mendova mos po pyesin sa ka kushtuar, apo a duhet me lidh ujin, por jo, me kaq e kishte ajo pyetje”, tha ai.
Edhe këta dy, por edhe disa të tjerë, deklaruar se ka pasur edhe pyetje të arsyeshme logjike por edhe nga matematika.

Ndërsa, Arjeta Mjeku, zyrtare për informim në KUR Prishtina deklaroi për lajmi se rreth 8% të gjithë testit kanë qenë rreth personalitetit, ndërsa pyetjet tjera kanë qene logjike, ka pas pyetje edhe pyetje të matematikës pasi që ndërlidhen edhe me pozitës arkëtarë.

Ajo nuk ka dashur të jep më shumë detaje, por thotë se ata që kanë ankesa le të drejtohen në institucionet përgjegjëse.

“Komisioni brenda kompanisë është në proces të përzgjedhjes të kandidatit, ndërsa secili kandidatë ka të drejtën e ankesës në institucionet përkatëse, çdo që bëhet më shumë e dëmton këtë proces”, tha ajo.

Për këtë ka reaguar edhe sekretari i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Izet Abdyli.
Ai thotë se kjo është e palogjikshme, kur dihet se ata njerëz kanë konkurruar për arkëtar.

“Vallë çfarë lidhje kanë këto me inkasimin e mjeteve kur aty duhen ditur shifra e numra, duhet ditur si të sillesh me konsumator etj”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat