MAPL dhe Obiliqi me marrëveshje për rrethrrotullimin

Kosova

MAPL dhe Obiliqi me marrëveshje për rrethrrotullimin

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:52

​Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal dhe Komuna e Obiliqit kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptim për bashkëfinancimin e projektit kapital ‘Rrethrrotullimi , trotuar, ndriçim” për segmentin rrugor Obiliq –Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Obiliqit, projekti do të fillon nga pjesa e mbetur e lagjes Subotiq e deri tek lagjja Rexhepi (afër autostradës ).

“Projekti ka vlerë 176,078.67 euro. MAPL bashkëfinancon në shumën 98,000.00 euro këtë projekt ,kurse Komuna e Obiliqit participon në shumën e mbetur. Ky projekt është më rendësi vitale për qytetin e Obiliqit sepse vazhdohet me pjesën e mbetur me trotuar dhe ndriçim LED, rrethrrotullimi tek Instituti i Mjekësisë së Punës, ku për vite të tëra ka qenë pikë e zezë për aksidente, më këtë synohet të arrihet siguri në lëvizje të automjeteve dhe siguri për lëvizje të këmbësoreve e sidomos nxënësit ku të cilët çdo ditë kanë udhëtuar në këtë segment rrugor. Paralel do të ndërtohet rrjeti i ri i ndriçimit publik me standarde me të larta të efiçencës LED.

Në vitin 2014, në këtë aks rrugore dhe lagjet përreth komuna ka inv estuar në rrjetin e ujërave të zeza dhe të bardha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat