Në fshatin Bibaj, formohet Nëndega e Ballit Kombëtar Demokrat

Kosova

Në fshatin Bibaj, formohet Nëndega e Ballit Kombëtar Demokrat

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:03

Në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt sot ishte ditë feste. Në një ambient të hareshëm, banorët e fshatit mbajtën Kuvendin Themelues të Nëndegës së Ballit Kombëtar Demokrat.

Të pranishmit zgjodhën për Kryetar të Nëndegës Danush Hysenin, Nënkryetar u zgjodh Besim Pira, me detyrën e Sekretarit u ngarkua, Halit Aliu, ndërsa Arkatar, Florim Hyseni.

Anëtarë të Kryesisë së Nëndegës u zgjodhën edhe Sherif Ndrecaj, Fatmir Hyseni, Emrush Hyseni, Gjelal Hyseni dhe Agim Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat