​LDK e Gjilanit: Inspektorët e akuzuar ishin pjesë e nomenklaturës së kaluar

Kosova

​LDK e Gjilanit: Inspektorët e akuzuar ishin pjesë e nomenklaturës së kaluar

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 21:34

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nëpërmjet një komunikate për media ka inkurajuar veprimet ligjore ndaj katër inspektorëve komunalë ndaj të cilëve Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti aktakuzë, si dhe ka qartësuar se të njëjtit ishin pjesë e qeverisjes së shkuar komunale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, dje ngriti aktakuzë kundër katër të pandehurve me inicialet B. A., V. Sh, M. Sh dhe Sh. H, pasi të njëjtit dyshohet se në cilësinë e inspektorëve ndërtimorë, në periudhën kohore 2013-2014, kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar me qëllim përfitimin personal apo për personin tjetër.

“LDK në Gjilan me vëmendje të veçantë po përcjell rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj katër zyrtarëve komunal dhe për hir të korrektësisë njofton opinionin se bëhet fjalë për shkelje që kanë ndodhur gjatë nomenklaturës së kaluar të pushtetit lokal dhe atë gjatë vitit 2013”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në komunikatë thuhet se “LDK inkurajon veprimet ligjor të prokurorisë së shtetit dhe gjithë sistemit të drejtësisë që të zbatojnë me rreptësi ligjin, të veprojnë të pandikuar nga asnjë presion politik, por me transp arencë dhe ligjshmëri, të hetojnë këtë rast dhe çdo rast tjetër që ka të bëjë me keqpërdorim pushteti apo shfaqje të korrupsionit. “

“LDK, është në dijeni që janë edhe dhjetëra raste të tjera që janë objekt hetimi e që i përkasin gjithashtu nomenklaturës së kaluar dhe si raste të tilla asgjë s`kan të bëjn me qeverisjen e tanishme të Gjilanit, por ne pavarësisht se nga kush dhe kur janë bërë shkeljet e tilla i japim mbështetje të parezervë prokurorisë së shtetit që të vazhdoj rrugën në mision të zbardhjes së shkeljeve ngase si dukuri negative ato e dëmtojn shtetin dhe neve si qytetar”, thuhet në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat