​52 studentë nga Kosova përfitojnë bursa për studime master në SHBA

Kosova

​52 studentë nga Kosova përfitojnë bursa për studime master në SHBA

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:15

Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope dhe Ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kanë shpallur sot 52 finalistë të gjeneratës së tretë të bursistëve për studime master në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues-Bursat dhe Partneritetet.

Finalistët do të fillojnë studimet e tyre në universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në verë apo vjeshtë të këtij viti.

Studentët bursistë do të vijojnë studimet në fushat e sundimit të ligjit, administratë publike, menaxhment ekonomik, edukim, inxhinieri dhe sisteme informative.

Deri tash nga ky program 185 studentë kanë përfituar bursa të nivelit master.

Programi është 5 vjeçar dhe ofron mundësi edukimi për qindra liderë të ardhshëm të Kosovës. Ky program, po ashtu, ka për qëllim përmirësimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë përmes partneriteteve kyçe me universitetet amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat