“100 anëtarë të AAK-së, LDK-së dhe VV-së kaluan në PDK”

Kosova

“100 anëtarë të AAK-së, LDK-së dhe VV-së kaluan në PDK”

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 20:33

Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, PDK njofton se sot në shënimin e 16 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik, sot aderuan mbi 100 anëtarë të rinj, nga partitë e tjera, kryesisht nga radhët e AAK-së.

Siç thotë PDK, në mesin e të aderuarve janë edhe 10 kryetarë të nëndegëve.

Me këtë rast, kryetari i i degës së PDK-së në Kaçanik, njëherësh kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi, tha se qytetarët e Komunës së Kaçanikut asnjëherë nuk e zhgënjyen Partinë Demokratike të Kosovës në Kaçanik, duke i dhuruar fitoren për 16 vjet me radhë, ndërsa edhe PDK-ja do t’i qëndroj besnik elektoratit kaçanikas, duke punuar gjithmonë në mirëqenien e tyre.

“Ai njoftoi të pranishmit se pas aderimeve të tre anëtarëve te Kuvendit Komunal nga rradhët e AAK-së, në PDK, tanimë kanë kaluar edhe 100 të rinj të tjerë nga AAK-ja, LDK-ja dhe Vetëvendosja”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se ky takim përkon me shënimin e 16 vjetorit të aktivitetit të PDK-së, ndërsa theksoi se “jemi krenar që Kaçaniku për 16 vjet ka qenë Kaçaniku i fitores e suksesit dhe ishte model për komunat tjera.”

“Ai duke folur për perspektivën e zhvillimit të Kaçanikut, tha se ky qytet ka potencial të mjaftueshëm për zhvillim të përgjithshëm, e në veçanti në fushën e turizmit. Ai u zotua se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë investimet në fusha të ndryshme. Zëvendëskryetari Veseli, ka folur edhe për autostradën e cila përshkon Kaçanikun dhe të mirat që sjell ajo për qytetarët e kësaj ane, ndërsa me theks ka folur për fuqizimin e PDK-së, ndërkohë që ka thënë se gjykojmë sjelljet që e fyejnë qytetarin, dëmtojnë pronën publike dhe dëmtojnë të mirat dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se PDK është partia e parë demokratike që është themeluar në Kosovën e lirë.

“PDK për 16 vjet tregoi se është partia më së miri e organizuar, me program të qartë, ndërsa tha se PDK-ja i ka dhuruar kuptim filleve të plurarizmit në Kosovë për një jetë më të mirë, për institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe njëkohësisht partnere e bashkësisë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Më tej, kryetari i PDK-së, duke folur për veprimtarinë e PDK-së që nga themelimi, tha se nga viti 2004-2007, PDK ndonëse ishte në opozitë, ishte shumë konstruktive dhe bashkëpunuese me pozitën në vendimet që janë marrë në të mirë të vendit.

“ Thaçi foli edhe për situatën e përgjithshme politike në vend. “Fitoret janë vullnet i votës së lirë. Se kush e qeverisë vendin vendosin qytetarët dhe kutitë e votimit, e jo molotovi e gazi lotsjellës” tha Thaçi, ndërsa foli edhe për ratifikimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit, liberalizimin e vizave, dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe pengesat që ka bërë opozita në përshpejtimin e këtyre proceseve”, thuhet tutje.

Po ashtu, kreu i PDK-së në fund të fjalës së tij, ka thënë se zgjedhjet do të mbahen sipas agjendës së paraparë, ndërsa zgjedhja e presidentit të Kosovës do të forcon shtetin e Kosovës dhe do të jetë një mundësi e re e PDK-së që të forcohet edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat