​Ish-të burgosurit politikë:Tërheqje nga "marrëveshjet" - hapërim paravajtës

Kosova

​Ish-të burgosurit politikë:Tërheqje nga "marrëveshjet" - hapërim paravajtës

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:35

Shoqata e Ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës ka reaguar sot me anë të një komunikate ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e quajtur intervenimin e policisë më 28 nëntor “dhunë të pajustifikueshme”.

“Midis dhjetëra të arrestuarish dhe të keqtrajtuarish, pos disa deputetësh, liderit të opozitës dhe ish të burgosurit politik të luftës çlirimtare, Albin Kurtit, janë të përfshirë edhe një numër i ish të burgosurish tjerë politikë, midis të cilëve edhe anëtari i Kryesisë dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës, ish-Kryetari i Komunës së Malishevës dhe njëri nga drejtuesit e UÇK-së, baba dëshmori, Gani Krasniqi, si dhe Avokati i deritashëm i Popullit, ish i dënuari politik, Sami Kurteshi”, thuhet në komunikatën e Shoqatës, që mund ta lexoni të plotë në vazhdim.

Ish-të burgosurit politikë të Kosovës, ashtu si edhe të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës, po ndjekin me ankth e shqetësim të madh zhvillimet më të reja në Kosovë dhe rreth saj, që kanë shkaktuar paralizë institucionale, tensionim në përmasa serioze të raporteve politik e dhe dëmtim të ndjeshëm të gjendjes së përgjithshme të sigurisë dhe procesit të përgjithshëm shoqëror dhe zhvillimor. Në mënyrë të veçantë, ata i shqetëson thellë prirja për shkallëzim të konfrontimit politik dhe represionit policor të shoqëruar me forma të luftës speciale, që jo vetëm zvogëlojnë dhe pamundësojnë gjasat për tejkalimin e situatës së krijuar, por dëmtojnë rëndë imazhin e Republikës së Kosovës dhe përpjekjet e saj për integrim ndërkombëtar dhe evroatlantik.

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, ka marrë këto ditë një sërë telefonatash, mesazhesh e postimesh, si reagim ndaj situatës më të re në Kosovë dhe dhunës së pajustifikueshme policore, pikërisht në Ditën e madhe të Flamurit, që kësaj here na erdhi edhe si festim, edhe si manifestim të ushtruar kundër oponentëve të marrëveshjes së dëmshme e të papranueshme për "Zajednicën" dhe "Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi", dhe posaçërisht kundër burgosjeve dhe keqtrajtimeve brutale të një numri të madh protestuesish e qytetarësh të pafajshëm. Midis dhjetëra të arrestuarish dhe të keqtrajtuarish, pos disa deputetësh, liderit të opozitës dhe ish të burgosurit politik të luftës çlirimtare, Albin Kurtit, janë të përfshirë edhe një numër i ish të burgosurish tjerë politikë, midis të cilëve, edhe anëtari i Kryesisë dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës, ish-Kryetari i Komunës së Malishevës dhe njëri nga drejtuesit e UÇK-së, baba dëshmori, Gani Krasniqi, si dhe Avokati i deritashëm i Popullit, ish i dënuari politik, Sami Kurteshi, si dhe dhjetëra qytetarë të tjerë, duke përfshirë njerëz të shtyrë në moshë dhe vajza e djem të mitur, në shumë raste, bija e bijë dëshmorësh e veprimtarësh të shquar atdhetarë...

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë nuk i përkrah format ekstreme në luftën e brendshme politike dhe e kundërshton dhunën ku ndër subjekteve opozitare si dhe aktivistëve dhe adeptëve të saj, ashtu edhe aktet e dhunës kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, po ashtu bija, bij e qytetarë të Republikës së Kosovës. Duke qenë e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura me dialog serioz e të përgjegjshëm, në rrugë demokratike dhe mbi bazë të vullnetit të qytetarëve dhe në përputhje me interesat e vendit, Shoqata shpreh gatishmërinë për të vënë në dispozicion angazhimin dhe ndikimin e saj përafrues e normalizues, gjithnjë në funksion të tejkalimit të situatës, normalizimit të jetës dhe funksionimit të rregullt institucional, shoqëror dhe zhvillimor. Siç dihet, Shoqata është gjithëpërfshirëse dhe gjithëpartiake; ajo bashkon ish të burgosurit politikë, pa dallim, të të gjithë brezave atdhetarë, të të gjitha përkatësive partiake, të të gjitha bindjeve politike e ideologjike dhe të të gjitha besimeve fetare. Si e tillë ajo vë në pl an të parë atë që bashkon dhe jo atë që ndan e përçan.

Pa opozitë nuk ka as pozitë

Shoqata e ish të burgosurve politikë, kërkon eliminimin e shkaqeve të gjendjes së krijuar si kusht për eliminimin dhe parandalimin e pasojave. Shoqata fton Presidenten, Qeverinë, Kuvendin, Gjykatën Kushtetuese dhe faktorët tjerë institucionalë që pa humbur kohë, me parimësi, transparencë e intrasigjencë t'i kontribuojnë tërheqjes së domosdoshme, të koordinuar, të planifikuar dhe të menagjueshëm të "marrëveshjeve", qartësisht të dëmshme, të gabueshme, kundërligjore e kundërkushtetuese, gjithnjë në pajtim me frymën dhe shkronjat e dispozitave përkatëse të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe me dispozitat përkatëse të Konventës së Vjenës për Marrëveshjet Ndërkombëtare. Një hap tërheqjeje, në të vërtetë, do të jetà « një hop i rëndësishëm drejtë normalizimit, konsolidimit dhe hapërimit paravajtës.

Në mënyrë të veçantë Shoqata kundërshton harangën kundër selive, udhëheqjeve dhe përfaqësuesve të zgjedhur të subjekteve opozitare dhe kërkon lirimin e pashtyeshëm të të gjithë të burgosurve, të arrestuarve pa të drejtë dhe pa bazë ligjore, me shkelje të rënda procedurale ligjore e parlamentare dhe me motive të dukshme politike si dhe marrjen në përgjegjësi të bartësve të akteve të dënueshme dhe urdhërdhënieve të paligjshme dhe të pajustifikueshme.

Edhe në vendet tjera ata që kanë shumicën e vendeve në Parlament, mund të marrin vendim për suspendimin e pakicës opozitare, por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe askund. Dhe kjo ka arsye të fortë. Vetëm me opozitën përballë pozita mund të jetë normale dhe vërtetë pozitë. Pa pozitë e opozitë nuk ka demokraci. Edhe opozita, duke bërë luftë dinjitoze, të pjekur e fisnike, jep dë shmi se çfarë pozite synon të bëhet dhe si do ta trajtonte nesër opozitën përballë saj. Ndërkaq, kur pozita (edhe kur ka shumicë numrash) suspendon opozitën, nga pozita nuk mbetet asgjë, mbetet madje një shkronjë mangut. Pozitë minus opozitë bën zero, madje edhe më pak, bën minus një...

Duke qenë edhe vetë dëshmitarë dhe objekt i represionit të egër politik, ish të burgosurit politikë kundërshtojnë, në mënyrë të veçantë, fushatën e gjerë e të egër të arrestimeve, burgosjeve, rrahjeve, kërcënimeve, shantazheve dhe formave të tjera të dhunës politike e të propagandës speciale, të cilat më shumë se gjithëkë dhe më shumë se gjithçka dëmtojnë imazhin dhe pozitën politike ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, lehtësojnë luftën speciale antishqiptare që armiqtë e saj shekullorë po zhvillojnë me intensitet të shtuar kundër Kosovës dhe kauzës së saj.

Shoqata angazhohet që në Kosovë n e re demokratike e evropiane të mos lejohet rishfaqja dhe rilegjitimimi i fenomeneve të burgjeve, të burgosjeve e proceseve politike, të përndjekjeve politike dhe sidomos jo të formave famëkëqia të luftës speciale kundër oponentëve dhe mendimit të ndryshëm .

Në pajtim me frymën përbashkuese të fundnëntorit përbashkues, Shoqata fton anëtarësinë e saj dhe të gjithë qytetarët pa dallim, për përmbajtje, reflektim, afrim e bashkim, në funksion të angazhimit të përbashkët për tejkalimin e grackave të rrezikshme dhe përballimin e sfidave serioze që kemi përpara. Duke u ndarë e konfrontuar rrezikohet jo vetëm ajo që është e mundshme , por edhe ajo që është tashmë e fituar, ndërkaq, duke qenë të koordinuar e të përbashkuar rreth Flamurit dhe rreth vlerave kombëtare e demokratike paravajtëse, bëhet e mundshme edhe ajo që duket e pamundshme dhe e parealizueshme; bëhet e mundshme që 28 nëntorët tjerë të jenë festë dhe vetë m festë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat