Fisnik Ismajli del para Gjykatës

Kosova

Fisnik Ismajli del para Gjykatës

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:42

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Fisnik Ismaili, i arrestuar të hënën pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, ka dal sot nga ora 10 para gjykate në Pallatin e Drejtësisë.

Ismailit të cilit dje iu caktua masa e ndalimit për 48 orë, sot gjykata Themelore e Prishtinës pritet të vendos nëse kjo masë do ti zgjatët apo të lihet i lirë.

Deputeti Ismaili u arrestua nga Policia e Kosovës pasi kishte provuar të hynte në seancë me dy bombola gaz që dyshohet se ishin gaz lotsjellës.

Përveç Ismailit, të hënën Policia arrestoi edhe deputetin e Nismës për Kosovën, Haxhi Shalën dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje!, Ismail Kurtesh, të cilët hodhën gaz lotsjellës brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat