Dërguti: Dialogu me Qeverinë, i pamundshëm

Kosova

Dërguti: Dialogu me Qeverinë, i pamundshëm

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:45

“Jemi të pakompromis: ose të tërhiqet marrëveshjet, ose Qeveria. Shpëtim nuk kanë. Ne i jemi nisur kësaj pune dhe derisa ta realizojmë nuk ndalemi”, ka deklaruar Dërguti.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka bërë me dije se opozita e bashkuar do të vazhdojë betejën për Republikën deri në tërheqjen e nënshkrimeve ose të Qeverisë.

“Jemi të pakompromis: ose të tërhiqet marrëveshjet, ose Qeveria. Shpëtim nuk kanë. Ne i jemi nisur kësaj pune dhe derisa ta realizojmë nuk ndalemi”, ka deklaruar Dërguti, duke shtuar se dialogu me përfaqësuesit me Qeverinë është i pamundur.

Ajo ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit, për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës, ishte shkelje e rënd.

Duke iu referuar të gjitha ngjarjeve që ndodhën në Kuvend, përfshirë përjashtimin nga seanca por dhe arrestimet e deputetëve Dërguti ka thënë se “me këto veprime pushteti s’na ndal e as s’na frikëson”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat