Haradinaj: Marrëveshjet kanë vdekur, s’ka zot që i ngjall

Kosova

Haradinaj: Marrëveshjet kanë vdekur, s’ka zot që i ngjall

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:51

Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin kanë vdekur, thotë Daut Haradinaj, dhe se nuk ka zot që i ngjallë ato marrëveshje.
Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj vlerëson se marrëveshjet kanë vdekur.

"Marrëveshjet kanë vdekur dhe s'ka zot që ato i ngjall. Por dilema është kjo: a do të shkojnë me to edhe shkaktarët e tyre!

Sulmet e shfrenuara të Qeverisë mbi Opozitën, vetëm sa e forcojnë frontin tonë në këtë kauzë.

Përjashtimi dhe burgosja e deputetëve, vetëm se po e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, që për t'i ruajtur marrëveshjet, e ka kthyer Kuvendin në bazë policie!

Me dhunë asnjë Qeveri kurrë s'ka arritur të mbijetojë. Ky është fundi i tyre", ka shkruar Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat