Qytetarët: Festa më e madhe e shqiptarëve u keqpërdor nga të dy palët

Kosova

Qytetarët: Festa më e madhe e shqiptarëve u keqpërdor nga të dy palët

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:53

Përfundimi i marshit të djeshëm të opozitës në qendër të kryeqytetit nuk i la vend festave të 28 nëntorit. Vëmendja më pas kaloi tek selia e Vetëvendosjes, ku edhe u arrestua ish lideri i kësaj partie me shumë aktivistë të tjerë. Shumë nga qytetarët e Kosovës nuk e kaluan qetë ditën e djeshme.

Pamjet e forcave të mëdha të policisë dhe aksioni që ndodhi në rrugën Luan Haradinaj, ishin pamje aspak të dëshiruar për shumë nga të intervistuarit e anketës së sotme të KosovaPress-it. Të lodhur nga pamje të tilla, qytetarët mendojnë se askush nuk po pyet më për ta, sa pyesin për pozitat e larta që politikanët kanë dhe duan ti kenë. Të gjithë e duan një shtet funksional dhe në të mirë të qytetarëve, interesimi i të intervistuarve duket se ka nisur të zbehët rreth çështjes se kush e ka me të drejtë e kush jo. Qytetarët e të gjitha moshave, shumica të prekur që festat e 28 nëntorit i kaluan me ankthe e pamje aspak festive, sot kërkonin reflektim dhe maturi nga të dyja palët. Shumë nga ta nuk preferonin të flisnin para kamerave ngase tregonin se janë lodhur nga larja e hesapeve të politikës, përderisa populli vuan për kushte më të mira në shtetin që aq shumë u hoq për ta bërë.

Nazmi Durmishi, qytetar nga Prishtina i intervistuar nga KosovaPress, tha se pamjet e djeshme kanë prishur imazhin dhe dëshirën e çdo njeriu në këtë vend.

Durmishi: U prish imazhi i festës më të madhe kombëtare

“Dje ka qenë festa më e madhe e kombit shqiptar, ne është dashur të festojmë me të gjitha të mirat dhe të këqijat që ia kemi vërë vetës. Por për imazhin tonë këta bënë gërdi, s’jam i kënaqur hiq. Policia nuk patën nevojë më prishë atë imazh, ka tjera ditë plot për ta zënë atë, ata ja hupen imazhin festës më të madhe kombëtare për atë s’jam i kënaqur hiq”, tha ai .

Ndërsa Sylejman Muqiqi, një tjetër banor i Prishtinës, tha se përkundër që nuk pati vend për festë dje, e mira dhe më e suksesshmja e ditës ë shtë që policia arriti të mbaj rend dhe qetësi.

Muqiqi: Policia mbajti rend dhe qetësi

“Vendimet e djeshme kanë qenë deri diku të mira, si ishte edhe manifestimi, por më e suksesshmja është arritja e Policisë së shtetit tonë. Ata mundën me e mbajt rendin dhe qetësinë në këtë vend”,tha ai .

Arrestimin e Albin Kurtit dje, një nga qytetarët e vlerëson si filmat e zhanrit aksion. Xhafer Jashari tha se Albin Kurti nuk u deshtë të arrestohet në atë mënyrë si policia e bëri.

Jashari: Arrestimi i Albinit i ngjante filmave

“ Vendimet e djeshme për mu, më duket se policia kanë rënë nën nivel të duhur sepse të arrestohet Albin Kurti , pa marr parasysh unë nuk jam kundër arrestimeve, sepse kur lëshon prokuroria njà « fletë arrest duhet patjetër ti përgjigjemi ngase askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, as kryetari, as kryeministri e as zv. Kryeministri, mirëpo mënyra edhe arrestimi i Albin Kurtit më duket se po i ngjan filmave. Nuk arrestohet një njeri që është i paarmatosur e pa asgjë sepse policia po bie në një nivel shumë të ultë”tha ai.

Arrestimet e djeshme ka nga ata që i krahasojnë me arrestimet që dikur bënin forcat policore serbe. Të turpshme i quan Avdiu, një nga qytetarët që nuk e arsyeton reagimin e policisë në ditën e festës së madhe për shqiptarët.

Avdiu: Arrestimet janë të turpshme

“Arrestimet janë të turpshme, veprimet janë të turpshme, policia është sjell po sikur policia e Serbisë përpara, absolut s’ka qenë e nevojshme me reagu ashtu. Protestat kanà « qenë të qeta, pas asnjë shkas me e prish atmosferën. Shteti e ka prish, se kurrë nuk ka ndodh që dita e lirisë të prishet...këto janë bërë me qëllime dhe shihet nga po shkon ky pushtet”, tha ai.

28 nëntori u keqpërdor. Marshi i djeshëm duhej të mos mbahej dje, e thotë kështu Sherif Krasniqi nga Prishtina.

Krasniqi: Është keqpërdorur festa e 28 nëntorit

“Sjelljet janë të paarsyeshme dhe nuk i kontribuojnë zhvillimit të Kosovës. Mendoj që ky aktivitet nuk është dashur të mbahet me 28 nëntor, edhe vetë mbajtja me datën 28 nëntor mendoj që është keqpërdorimi i festës” tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat