Selmani: Mustafa i pazotë për menaxhimin e situatës politike

Kosova

Selmani: Mustafa i pazotë për menaxhimin e situatës politike

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:54

Zhvillimet e fundit në vend kanë mbërritur në pikën alarmuese. Situata është kaotike. Ky është vlerësimi që subjekti politik i pa përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re (AKR), ka për situatën politike në Kosovë.

Muzejene Selmani nga kjo parti, nuk i lë fajtor vetëm tri partitë opozitare të cilat me aksionet e tyre po bllokojnë funksionimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo fajëson më së shumti kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, i cili sipas Selmanit nuk po di të menaxhoj me situatën.

“Duke marrë parasysh që ky koalicion është koalicion i numrave dhe koalicion i arrogancës, të jep me tregu se me formimin e koalicionit PDK-LDK në Kosovë ka vdekur demokracia. Çështja se si po protestohet është shumë e dhimbshme për qytetarët e Kosovës. Përdorimi i asaj dhune si nga opozita dhe si nga kryesia e Kuvendit me futjen e policisë, apo më mirë të themi sigurimit të Kuvendit, para deputetëve, të jep me kuptuar se është degraduar Kuvendi deri në atë masë që është e turpshme ti thuash dikujt që Ko sova ka një Kuvend dhe ka një Qeveri të tillë, të cilën nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës”, tha Selmani.

Ajo tha se kryeministri Mustafa nuk është lider që di të menaxhoj situata të tilla. Sipas saj, arritja e marrëveshjeve për Demarkacion dhe Asociacion pa debat në Kuvend, ka sjell një gjendje të tillë në vend.

“Çështja e arritjes së asaj marrëveshje pa një debat të mirëfilltë brenda Kuvendit të Kosovës para shkuarjes së tyre në Bruksel, tash sjell këtë gjendje kaotike në të cilën gjendet Kosova. Absolutisht është në një krizë të madhe politike. Kryeministri Isa Mustafa nuk është një lider i cili dinë me menaxhua situatën më të rëndë në të cilën gjendet Kosova pas bllokadës gjashtë mujore e cila ju bë pas zgjedhjeve 2014”, tha Selmani.

Ajo tregon se për të dal nga kriza aktuale duhet qà « partnerët në koalicion të ulën me opozitën. Madje ajo tha se Mustafa bënë mirë që të shkoj në shtëpi të liderëve opozitarë për të biseduar me ta.

“Duke marrë parasysh nëse kryeministri Isa Mustafa do të ishte lider së bashku me partnerin e tij të koalicionit do të qohej vet të shkoj në shtëpinë e kryetarit të AAK-së, kryetarit të Vetëvendosjes dhe kryetarit të Nismës. Për arsye se çështjet janë çështje të Kosovës dhe nuk janë çështje personale, duke marrë parasysh se edhe kryetari i AAK-së ka dhënë familjarë të vetë në kohën e luftës dhe të bisedohet. Ne jemi të gjithë që në Kosovë të zhvillohet dialogu dhe jo ajo dhunë e paparë atë natë në seancën e cila u mbajt pas mesnatës.”, tha Selmani.

AKR, sipas Selmanit, nuk është aspak optimiste për vendim in që mund të merr Gjykata Kushtetuese. Nuk pres vendim pozitiv, tha ajo.

“ Ne e kemi pasur një rast edhe në mandatin e kaluar kur Vetëvendosje ka dërguar marrëveshjen e Brukselit në Gjykatë Kushtetuese dhe kjo gjykatë e ka kthyer përgjigjen me arsyetimin se nuk i komenton marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Selmani.

Ajo tha po ashtu se është e dhimbshme dhe jo ligjore mënyra se si është votuar buxheti i Kosovës në seancën e improvizuar. Ku sipas saj të miratohet një dokument strategjikë për 45 minuta është e dhimbshme edhe për një foshnje që lind sot në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat