Limaj uron për Ditën e Flamurit

Kosova

Limaj uron për Ditën e Flamurit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:00

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, përmes Facebookut ka uruar shqiptarët me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Facebook Limaj ka shkruar:

Të dashur qytetarë, 28 nëntori është dita e lirisë!

Kjo festë, që njihet si dita e flamurit, na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit, nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe udhëheqësit, komandantët dhe luftëtarët në fushëbetejat e Lidhjes së Prizrenit, në kryengritjet e mëdha të pavarësisë, në Luftën e Dytë Botërore dhe në luftën e lavdishme të UÇK-së në Kosovë.

Të lirë në mendjet tona, të lirë në fjalët tona, në këtë ditë të kthesave historike, në këtë ditë të shqiptarisë le të mos harrojmë që së bashku me lirinë vjen edhe përgjegjësia, liria nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemve më të mirë të këtij vendi.

Prandaj, urime dita e flamurit, dalja në publik e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat