Italia ndihmon në gjithë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar

Kosova

Italia ndihmon në gjithë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:29

Në ambientet e Ambasadës Italiane në Kosovë është mbajtur konferenca “Avancimi i të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë”, me iniciativë të Zyrës për Qeverisje të Mirë të zyrës së kryeministrit, si dhe me bashkëpunim të “Italian Cooperaton.”

Pjesëmarrës në konferencë kanë qenë ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, Estella Guerrera nga “Italian Cooperation”, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas Zyrës për Qeverisje të Mirë, qëllim i konferencës ka qenë krijimi i një platforme për diskutim mbi hapat konkretë që duhet të ndërmerren në mënyrë kolektive për të promovuar një ndryshim të vërtetë në kushtet që personat me aftësi të kufizuara jetojnë në Kosovë.

“Njerëzit që kanë hendikepe ose aftësi të kufizuara nuk do të thotë që janë barrë për shoqërinë, mirëpo mund të jenë resurs i jashtëzakonshëm për atë se çfarë ata mund të bëjnë. Qeveria duhet të përdorë modalitetet e duhura në mënyrë që këtyre njerëzve t’ua japë mundësinë që të integrohen në shoqëri, por natyrisht ta j apin edhe kontributin e tyre në aspektin shkencor dhe atë të punësimit. Prandaj, Italia për shumë vite është duke e ndihmuar në këtë proces të gjithë përfshirjes së njerëzve që kanë mundësi të kufizuara në mënyrë që këta të mos margjinalizohen dhe të vendosen në një kënd të shoqërisë, por të arrijnë që të japin kontributin e tyre dhe të përfshihen në shoqëri si gjithë të tjerët”, ka thënë ambasadori italian Ferrarese.

I pyetur nëse personat me aftësi të kufizuara në Kosovë ndihen të injoruar nga shoqëria dhe institucionet, Ferrarese ka thënë se personat me aftësi të kufizuara ndihen të injoruar në të gjitha vendet jo vetëm në Kosovë.

“Është e rëndësishme që kjo të sjellet në një nivel të pranueshëm. Është po ashtu e rëndësishme që të zhvillohet vetëdija që në aspektin politik njerëzit ta kenë vetëdijen që këta janë një resurs shumë i rëndësishëm i shoqërisë edhe pse nganj ëherë jo të gjitha mjetet ekzistojnë”, ka theksuar ai.

Institucionet vendaseviteve të fundit kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga “Italian Cooperation” për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat