D4D ka diagnostikuar problemet në Universitetin e Prishtinës

Kosova

D4D ka diagnostikuar problemet në Universitetin e Prishtinës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 07:00

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), publikon sot analizën “Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundshëm? Nëntë sfidat më të mëdha dhe ilaçi ndaj tyre”, ku do të flitet për të gjeturat e problemeve më madhore brenda Universitetit të Prishtinës dhe rekomandimi për zgjidhjen e tyre.

Punimi është i organizuar në nëntë pjesë, kualiteti i edukimit , personeli mësimdhënës, qeverisja, organizatat studentore, politicizimi dhe klanet, diplomat false, korrupsioni, regjistrimi, dhe ndjekja e diplomës.

Lansimi bëhet të premten me 27 nëntor në Qendrën e Konferencave “Orion” nga ora 09:45.

Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll, si pjesë e bashkëpunimit tonë për të adresuar fytat më të ngushtë drejtë konsolidimit të shtetit.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat