Ja si do ta festojë Gjakova festën e 28 Nëntorit

Kosova

Ja si do ta festojë Gjakova festën e 28 Nëntorit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:26

28 Nëntorit do të festohet me një sërë aktivitetesh edhe në Gjakovë. Festa fillon nesër me akademi me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar “Sulejman Vokshi”, inaugurimin e Fabrikës së çantave të lëkurës dhe disa koncerte.

Aktivitetet vazhdojnë më 28 Nëntor ku përveç mysafirëve të tjerë do të jenë edhe Kori i Shkodrës dhe Tetovës.

Ja agjenda:

27 Nëntor

•12:00 - Akademi / 200-vjetori i lindjes së Heroit Kombëtar “Sulejman Vokshi” /Shkolla e Muzikës

•14:30 - Inagurimi i Fabrikës së Çantave të lëkurës/ Fabrika Intertex

•17:00 - Koncert “Ethno Fusion” me instrumentistë të njohur nga Kosova dhe Turqia/Shkolla e Muzikës

•18:00 - Ekspozitë personale e Piktorit Masar Kupa/Galeria e Arteve

•20:00 - Koncert - Gala mbrëmje / Orkestra “Rexho Mulliqi” /Hotel President

28 Nëntor

•09:00 – 10:00 Homazhe

•10:30 – 11:00 Ekspozitë e Fotografisë "Një histori kuq e zi" KF Vëllaznimi 1927/Qendra Tregtare "Nertili"

•11:00 – 12:00 Përurimi i shtigjeve në kompleksin memorial në fshatin Shqiponjë

•12:00 – 13:00 Promovimi i Librit të Mësuesit “Niman Ferizi” autor: Shefqet Canhasi/Shkolla e Muzikës

•13:00- 14:00 Ndeshje Futbolli / KF Vëllaznimi – FC Kosova (Gjenevë) Zvicër

•15:00 – 16:00 Turne dhe ndeshje për nder të ditës së Flamurit mes ekipeve sportive të Komunës dhe mysafirëve të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria, organizuar nga Sektori i Sportit / FC Liburn – Flamurtari (Vlorë)/Palestra e Sporteve

•17:00 – 18:00 Ndarja e mirënjohjeve për kontribuesit në fusha të ndryshme të Komunës së Gjakovës/Kuvendi i Komunës / Zyra e Kryetares,

•18:00 – 19:00 Përurimi i zyreve të KF Vëllaznimi

•19:00 – 20:00 Koncert / Jubileu i 50-të, i Korit të Burrave të Gjakovës dhe 70-vjetori i lindjes së Kompozitorit Akad.Rauf Dhomi, Mysafir, Kori i Shkodrës dhe Tetovës/Shkolla e Muzikës

30 Nëntor

•20:00 Teatri Profesionist i Gjakovës / Shfaqja “Budallai” me regjisore: Zana Hoxha Krasniqi/Pallati i Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat