Shtëpi të reja dy familje gjilanase në prag të festave të nëntorit

Kosova

Shtëpi të reja dy familje gjilanase në prag të festave të nëntorit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:19

Familja 4-anëtarëshe Valbona Lutfiut dhe ajo 3-anëtarëshe e Mehreme Krasniqit kanë hyrë sot në shtëpi të reja në prag të festave të nëntorit. Ianugurimin e këtyre dy shtëpive e ka bërë kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe pronari i kompanisë “Fluidi” Fejzulla Mustafa, ku ky i fundit e mbajti premtimin e dhënë në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata” për ndërtim të dy shtëpive për familjet në nevojë një vit më parë.

“Kjo është shtëpia e 22-të dhe 23-të e inauguruar sot falë donacionit dhe mbështetjes së pronarit të kompanisë “Fluidi” në Gjilan, ku pronari Fejzulla Mustafa dhe familja e tij janë solidarizuar me këto dy familje. Shtëpitë e ngrohta dhe kushtet për jetesë, bëjnë së paku që të kenë rehati këto familje dhe të gëzohen në festat e nëntorit. E falënderoj shumë familjen Mustafa për këtë kontribut të madh të tyre”, u shpreh me këtë rast kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit theksoi se 23 shtëpi nga 11 sa janë deklaruar në mbrëmjen humanitare, janë sinonim i solidaritetit dhe humanitetit që gjilanasit dhe popullata e regjionit të Anamoravës e ka treguar në rastin e ndërtimit të shtëpive për banim social kryesisht, për renovimin e shtëpive që do të fillojnë javën tjetër dhe për qiratë që Komuna po i paguan.

Nga ana e tij, pronari i “Fluidit”, Fejzulla Mustafa, ka deklaruar se kjo kompani ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnore dhe këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
“Sot i dorëzuam çelësat për dy familje, për të cilat kemi konsideruar se janë më të rrezikuarat për banim. Kemi kontribuar dhe i kemi ndërtuar këto shtëpi sipas standardeve. Si kompani e “Fluidit” gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë familjeve nevojtare. Familjarëve ju uroj që t’i gëzojnë këto shtëpi”, tha Mustafa.

E emocionuar tejmase është shprehur të jetë Valbona Lutfiu, e cila e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe familjen Mustafa, duke thënë se për familjen e saj kjo shtëpi është pallat.
“Ma herët kam jetu në kushte shumë t’kqija. Tash s’kam fjalë qysh me përshkru. Jam shumë e gëzueshme. Faliminer nga zemra për kryetarin dhe kompaninë “Fludi” që ma ndurtun shpijën. Kjo shpi për fmijën e mi asht pallat. Këta m’i kanë gëzu shumë fmijtë e mi. Zoti i rujt”, tha e emociaonuar Lutfiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat