Kadri Veseli: Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj femrës janë qyqarë

Kosova

Kadri Veseli: Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj femrës janë qyqarë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:43

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kreu i Kuvendit të Kosovës ka thënë se çfarëdo dhune e ushtruar ndaj gruas e cenon qelizën themeltare të familjes.

“Çdo dhunë ndaj gruas e dëmton shëndetin e fëmijëve për arsye se statistikat dhe realiteti kanë treguar se prirja është shumë e madhe e marrjes së rrugës së gabuar tek fëmijët ku ushtrohet dhunë ndaj nënës, motrës në familje dhe gruas në përgjithësi”.

Veseli këtë e tha në Kuvend në hapjen e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, njofton Klan Kosova.

I pari i Kuvendit është shprehur se shpresoj se kjo javë do të jetë javë e sensibilizimit.

“Shpresoj se të gjitha gratë pa dallim etnie, religjioni dhe asnjë dallim tjetër të jenë më të forta dhe të denoncojnë rastet e dhunës ndaj tyre”.

Veseli ka thënë se meshkujt që ushtrojnë dhunë ndaj femrës nuk janë burra.

“Ata burra që ushtrojnë dhunë nuk janë burra, ata janë qyqarë që nuk kanë forcë me u ballafaqu me realitetin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat