Ylli Hoxha denoncon policinë në Inspektorat

Kosova

Ylli Hoxha denoncon policinë në Inspektorat

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 09:28

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, do t’i drejtohet Inspektoratit të Policisë për të denoncuar dhunën që kanë shkaktuar policia në protestat e fundit gjatë arrestimit të deputeti Albin Kurti.

Këto komente Hoxha i bëri në emisionin “Kontakt”, ku foli edhe rreth manifestimit të 28 nëntorit, manifestim ky i cili sipas Hoxhës është një kulm i shumë përpjekjeve të mëparshme për ta ndalë Zajednicën dhe për ta ndalë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha tha se nuk beson që ka ndonjë indikator të eskalimit të situatës dhe do të marrin të gjitha masat duke shtuar numrin e kujdestarëve, sipas Hoxhës, kur masa nuk është e provokuar nga policia ajo e përfundon protestën të qetë.

Duke komentuar në emisionin “Kontakt” rreth vendimit që seanca e Kuvendit të Kosovës është vendos të mbahet me 30 nëntor, Hoxha tha se është mirë që seanca nuk është bërë para manifestimit të 28 nëntorit sepse do të ishte një provokim por prapë se prapë sipas Hoxhës pa tërheqjen e marrëveshjeve bllokada në Kuvend do të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat